Fevziu publikon foto me Gramoz Pashkon te vitit 1992
Aktualitet Politikë E Shtunë, 10 Dhjetor 2022 17:20
Nga Blendi Fevziu-
Kjo foto e 31 viteve me pare eshte realizuar ne Vlore, ne Shkurt 1992. I takon fushates se dyte elektorale ne shqiperine pluraliste, asaj per zgjedhjet e 22 marsit 1992. Ne mes eshte Gramoz Pashko, kandidat per deputet i PD ne zonen e Lumit te Vlores. Majtas eshte Alfred Zijai, shef i stafit lokal te Pashkos. Te dy figura tejet te njohura te kohes. Pashko nje nga themeluesit e PD, politikan brilant e me ndikim dhe ish zv.Kryeminister ne qeverine e pare me baze te gjere, ate te stabilitetit. Zijai, futbollist i famshem i Flamurtarit te arte te viteve ‘80 – te dhe i kombetares shqiptare. Ne tavoline eshte lap topi i pare qe perdorej ne Shqiperi, nje Toshiba qe Pashko e merrte kudo me vete, bashke me printerin. Foto eshte ne fund te nje dite te gjate me takime ne shtepine e Fredit. Pashko dhe Zijai nderruan jete thuajse ne te njejten moshe. Pashko me 2006, 51 vjecar dhe Zijai me 2013, 52 vjec. Helikopteri qe po transportonte Pashkon e aksideruar ne bregdetin e Palases humbi lidhjet me aeroportin e Barit 20 minuta perpara se te ulej. Pjeset e helikopterit u gjeten ne thellesi te Adriatikut disa muaj me vone. Bashke me te fluturonte edhe i biri, Rubeni, nje mjek dhe dy pilotet.
Zijai nderroi jete nga nje semundje e papritur.
Isha 22 vjecar ne ate foto dhe ende e kujtoj pasionin e jashtezakonshem qe ata kishin per te ndryshuar sa me shpejt kete vend.

KOHA JONË SONDAZH