Fevziu: Qeveritë rrezikohen atëherë kur nuk e presin. Kriza po rrezikon shtresën e mesme

Gazetari Blendi Fevziu thotë se kryeministri Edi Rama po qeveris i pa shqetësuar nga opozita. I ftuar në emisionin ”Të paekzpozuarit”, Fevziu thekson se qeveritë rrezikohen atëherë kur nuk e presin dhe se kriza ekonomike po rrezikon seriozisht shtresën e mesme.

Ylli Rakipi: Si ju duket deri tani qeverisja e Ramës në kohë krize? A shihni veprime për të menaxhuar një situatë të vështirë apo si gjithmonë jemi në mëshirë të fatit?

Blendi Fevziu: Unë do të isha shumë herë më i shqetësuar sesa shoh kryeministrin Edi Rama, në raport me ekonominë këtë dimër. Mund të çojë një pjesë të shoqërisë së mesme në kufijtë e varfërisë. Qeveria duhet të ishte pak më e kujdesshme.

Shpresoj të fokusohen tek pensionistët, sepse kanë thënë se do të ketë disa paketa. Nuk e di si mund të jetojnë pensionistët. Kam takuar një zonjë me 78 mijë lek të vjetra pension. Shumica shkojnë për ilaçe. Jetojmë në shoqëri ku përpiqen fëmijët ti ndihmojnë nga emigrimi.

Ylli Rakipi: Mendoni se qeveria është e rrezikuar? A do të ketë përpjekje për rrëzimin e qeverisë?

Blendi Fevziu: Rama ndihet komod me opozitën, sepse mendon se janë dy persona që kanë probleme me Perëndimin. Por qeveritë e pësojnë më keq, kur mendojnë se janë më të sigurta se kurrë.

E di që nuk janë të njëjtat rrethana, por e mbani mend në vitin 1997 kur nisën protestat dhe opozita doli dy javë me vonesë. Dolën njerëzit në rrugë. Ishte publiku dhe protestat. Kjo që i ka ndodhur opozitës shqiptare në 2019, largimi nga parlamenti dhe mospjesëmarrja në zgjedhje do të ketë kosto mbi 20 vjeçare.

SHKARKO APP