“Fieri po boshatiset dita-ditës”, Mehmetaj: Mungesa e shpresës dhe e mundësive po i shtyn të rinjtë drejt emigrimit

Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputete në qarkun e Fierit, Kejdi Mehmetaj, zhvilloi sot një takim me të rinjtë e të rejat e këtij qyteti.

Mehmetaj thotë se angazhimi kryesor i LSI është kundrejt të rinjve, që të marrin arsim cilësor, të trajnohen profesionalisht e të kenë vende pune të mirëpaguara.

“Së bashku me Klajdi Bogdanaj sot patëm një bisedë miqësore me të rinjtë e Fierit me të cilët ndamë planet për të ardhmen.

Angazhimi kryesor i LSI është kundrejt të rinjve, që të marrin arsim cilësor, të trajnohen profesionalisht e të kenë vende pune të mirëpaguara. Mungesa e shpresës dhe e mundësive po i shtyn të rinjtë drejt emigrimit, Fieri po boshatiset dita-ditës.

Këtë fenomen ne duhet ta luftojmë, ndaj LSI ka hartuar një program konkret për të rinjtë:

📌 Garancia Rinore- Program i hartuar për hyrjen e të rinjve në tregun e punës me anë të mbështetjes direkte deri në shumën 2000€ ne vit, kredi të buta me garanci shtetërore dhe nxitjen e inkubatoreve të biznesit.

📌 Programi i LSI “Mëso dhe Fito” nxit punësimin e të rinjve që në bankat e shkollës, duke zhvilluar praktikë pune të paguara.

Ndaj Voto 6 LSI”, shprehet Mehmetaj.

Së bashku me Klajdi Bogdanaj sot patëm një bisedë miqësore me të rinjtë e📍Fierit me të cilët ndamë planet për të…

Pubblicato da Kejdi Mehmetaj su Giovedì 1 aprile 2021

SHKARKO APP