Filantropisti dhe biznesmeni i njohur shqiptaro-amerikan, Turhan Rusi: Presidenti Ilir Meta po rigjeneron Kombin dhe simbolet Kuq e Zi
Filantropisti shqiptaro-amerikan Turhan Rusi shprehet se Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me nderimin e plejadës së patriotëve, atdhetarëve dhe figurave që i kanë dhënë kombit shqiptar, po merr në dorë bashkimin e shqiptarëve rreth vlerave të unitetit kombëtar dhe Flamurit Kuq e Zi.
Filantropisti dhe bisnesmeni i fuqishëm shqiptaro-amerikan nga diaspora z.Turhan Rusi, i lindur në Dibër të Madhe dhe i migruar përreth 50 vite më parë në SHBA, pinjolli i familjes së njohur e patriotike Rusi, e ka konsideruar mirënjohje dhe respekt të lartë që Presidenti Ilir Meta, po ridimensionin figurat kombëtare historike për rolin dhe kontributin e tyre brenda dhe jashtë vendit, duke i vlerësuar ato.
Vlerësimi i Turhan Rusit për Presidentin Ilir Meta
Kam lindur dhe jam shkolluar në Dibër të Madhe, kam punuar në Shkup si Inxhinier por dhe më pas kur u largova në SHBA, kam punuar me njerëz të njohur, si senatorë, kongresmenë, artistë dhe muzikantë amerikanë, sipërmarrës dhe kemi bërë mjaft ndërtime, vepra publike, shkolla, kolegje, universitete dhe qendra spitalore si dhe mjaft donacione, por dhe sponsorizime, gjithashtu dhe mbështetje për çështjen kombëtare. Jam nderuar me mjaft çmime e tituj, si nga vendi amë, nga Republika e Kosovës, në SHBA, por vlerësimi më i lartë është padyshim, ai që po bën kreu i shtetit tim, President Ilir Meta. Ai po nderon një plejadë të nderuar patriotësh, atdhetarë dhe figura, të cilët i kanë dhënë kombit Shqiptar.
Presidenti Meta, po merr në dorë bashkimin e shqiptarëve rreth vlerave dhe unitetit kombëtar, flamurit kuq e zi, por dhe po bashkon dhe kontributet patriotike të tyre. Në Akademinë Solemne Jubilare që do të mbahet së shpejti me rastin e “111- vjetorit të Kongresit të Dibrës, ngjarje historike për kombin Shqiptar”, ku krahas disa figurave të shquara e patriotike do nderohet dhe babai im, Selim Rusi, u ndjeva i emocionuar dhe se në moshë, kur organizatorët, Komuna Dibër e Madhe dhe drejtuesit e shoqatës “Bashkësia Dibrane”, ku që të dy organizatorët i falenderoj, për angazhimin, më thanë: ‘Se a ke mundësi të jesh prezent në aktivitetin jubilar, ju përgjigja me hov, natyrisht që Po!! Të parët tanë dhanë jetën dhe një pjesë e tyre u helmua për çështjen kombëtare dhe si mos të kem vullnet dhe mundësi të vij në aktivitet për një ngjarje themelore të Kongresit, i cili ishte dhe ABC-ja e pavarësisë dhe e gjuhës shqipe.’ Aktivitet të tilla, ku vlerësohen figura patriotike, ku tregohen vyrtytet e kombit shqiptar, duhen promovuar dhe mbështetur, nga çdo i madh e i vogël, i ri dhe e re, si dhe nga çdo njeri i pjekur që e do kombin e vet. Më vjen keq për të rinjtë dhe të rejat që i largohen këtij vendi, duke lënë plagë. Vetë si familje, para disa vitesh, kur kërkohej nga qarqe të caktuara të hidhej baltë mbi figurat historike dhe historinë e Dibrës, ju ofrova mbështetje financiare Komunës së Dibrës dhe historianëve për ta nxjerrë në dritë historinë e saj. Tani jam gati të mbështet grupet e studiuesve dhe historianëve që flasin me gjuhën e të vërtetës. Kemi vuajtur shumë si komb dhe si faktor shqiptar. Tashmë duhet një shpatë të ndajë të vërtetat historike nga zullumet historike.