Fillon beteja elektorale, INUK padit Bashën. Bashkia: Po na sulmojnë gjobëvënësit
Një padi e bërë sot nga Inspektorati Ndërtimor Urbanisik Kombëtar ka nxehur situatën politike në vend. INUK ka paditur kreun e Bashkisë së Tiranës, për shkak të një lejë ndërtimi që është dhënë për një godinë shumëkatëshe, që po ndërtohet mes dy objekteve publikë në rrugën e Elbasanit; shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli”. Bashkë më Bashën në prokurori janë paditur dhe kryeinspektori i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik tё Bashkisё Tiranё, Florenc Hoxha, si dhe anёtarёt e Kёshillit Teknik tё Bashkisё Tiranë.
Vecc padisë, INUK kërkon dhe pezullimin nga detyra të zyrtarëve, përfshi dhe të kryebashkiakut Basha.
Nga ana tjetër, Bashkia është përgjigjur në një deklaratë për mediat se leja e ndërtimit është dhënë sipas ligjit. Në reagimin e Bashkisë bie në sy kanalizimi i akuzave si politike. Ndërsa drejtoresha e INUK, Dallandyshe Bici cilësohet si gjobvënëse, së bashku me drejtuesit e tjerë të këtij institucioni. Bashkia paralajmëron padi ndaj drejtuesve të INUK, duke marrë si shkas vendimet e këtij institucioni për shkatërrimin e banesave pa leje.
Akuzat të cilat pritet ti verifikojë prokuroria, duket se janë dhe nisja e “betejës” zgjedhore, kur mbeten dhe rreth 4 muaj nga hapja e fushatës së 21 Qershorit. Me afrimin e datës në vend të programeve, dy palët do shkëmbejnë rregullisht akuza do sulmojnë njëri-tjetrin me padi.
Lexoni: Padia e INUK për Bashën
Reagimi i Bashkisë së Tiranës