Fillon zgjedhja e delegatëve të PS-së për në Kongres

Partia Socialiste zgjedh sot delegatët e saj në 4 qarqe të vendit, Fier, Berat, Korçë dhe Elbasan. Rreth 34 mijë anëtarë do të marrin pjesë në votime. Zgjedhjet bëhen sipas parimit një anëtar një votë. Gjysma e delegatëve janë femra. Qendrat e votimit u hapën në orën 8 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 16:00. Sekretari Organizativ i PS-së, Blendi Klosi, njoftoi se janë 100 kandidatë që do të votohen, jo vetëm brenda vendit, por edhe në degët e PS-së jashtë. Kandidaturat për delegatë janë propozuar nga mbledhjet e organizatave socialiste të çdo njësie administrative. Më pas emrat janë diskutuar dhe miratuar nga asambletë e bashkive respektive. Zgjedhja e delegatëve i paraprin mbajtjes së Kongresit më 19 mars.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?