Finalja në Tiranë, solli 140 milionë euro
Finalja e Conference League që u mbajt në Tiranë nuk ishte thjesht një lojë, por një ngjarje me rëndësi për Shqipërinë. Por, mbi të gjitha ishte një mundësi e artë për shumë biznese.
Rreth 140 milionë euro vlerësohet të jetë impakti në ekonomi për të gjitha bizneset që u kanë shërbyer mijëra tifozëve të ardhur në vend.
“Turn over i gjithë aktivitetit që sjell në Tiranë llogaritet në 140 milionë euro ky i bërë sipas specialistëve. Duken një çikë si shumë, por duke llogaritur një natë qëndrimi 1000 euro për një futbollist, lehtësisht arrihen”, tha Armando Duku, kreu FSH-së