Financimet, PS shlyen borxhet, Deputetët e PD-së s’paguajnë më për partinë

Në prag të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, dy forcat kryesore politike në vend, tregojnë bilancet financiare para KQZ-së nga ku del se PS-ja  ka mundur të shlyejë në vitin 2014 borxhet që kishte akumuluar për tetë vjet në opozitë, ndërsa 90 për qind e deputetëve të PD-së nuk kanë paguar kuotat për partinë e tyre, pas rënies në opozitë.

PS gjatë vitit të kaluar shleu borxhet financiare që kishte krijuar në opozitë, por ka shtuar shpenzimet për dietat, fill pas ardhjes në pushtet. Sipas raportit vjetor financiar, që u dorëzua në KQZ, gjatë vitit  2014, PS-ja ka arritur të mbledhë rreth 41 % më pak të ardhura nga kuotat e anëtarësisë. Edhe të ardhurat nga donacione të tjera për selinë rozë janë ulur gjatë vitit të kaluar.

Po sipas raportit vjetor financiar të Partisë Demokratike  të paraqitur në KQZ, pasuria neto e gjithë aseteve të saj në vitin 2014 arriti vlerën e rreth 1,1 milionë dollarëve.  Sipas këtij raporti, vitin e kaluar ka pasur një tkurrje të donacioneve dhe të pagesave të kuotave të anëtarëve të selisë blu. Krahasuar me një vit më parë, rezulton se 90 % e deputeteve të PD-së nuk kanë paguar kuotat për partinë e tyre, gjatë vitit të kaluar.

SHKARKO APP