Arben Ristani për financimin rus te PD: Veprim personal i Bashës, të hetohet gjithçka ndaj tij

Financimi rus në PD, kur partinë e drejtonte Lulzim Basha, ka rizgjuar diskutimet e vjetra. Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani thotë se PD-ja nuk do ketë kosto nga kjo lëvizje. Për të gjithçka ka qenë veprim personal i ish-kreut të PD Lulzim Basha, ndërsa shtoi se shpreson që kjo çështje të hetohet deri në fund.

”Partia Demokratike tashmë nuk ka çfarë kosto të marrë, sepse betejen me tradhtarin e vet e ka mbyllur. Ai arriti deri aty sa të gjakoste me dru kokës anëtarët e PD, kolegët e vet, t’i helmonte me gaz lotsjellës, urrejtja e tij ndaj demokratëve është tashmë e qartë.

Ndarja me të është ezauruar, kjo nuk ndikon tek PD-ja. Është një veprim që nuk ka të bëjë me PD, me organet drejtuese. Ato janë veprime personale të ish-kryetarit të PD.

Kjo çështje u mbajt si presion ndaj zotit Basha për ta detyruar të bënte largiminn e zotit Berisha nga PD. Kjo ka bërë që të vihet në dyshim vullneti për t’i shkuar kësaj çështje deri në fund. Uroj që të jetë vullneti nga partnerët tanë dhe organet hetimore brenda vendit për t’i shkuar deri në fund” –theksoi Ristani.

SHKARKO APP