Firma në Stamboll për Begajn/ Presidenti Meta: Po të isha në Tiranë, do e firmosja në zyrë. Zero shkelje

Për Presidentin aktual të vendit, Ilir Meta nuk është shkelje e Kushtetutës firmosja e dekretit teksa ishte në Stamboll për lirimin nga detyra e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Bajram Begajt, i cili tashmë është kreu i ri i shtetit.

“Po të isha në Tiranë, do e firmosja në zyrë. S’plotësoj tekat e Edi Ramës. Më intereson se çdo veprim i presidentit ka qenë në përputhje me Kushtetutën. Dekreti ka ardhur në mënyrë elektronike nga Tirana në Stamboll.

Pasi u shqyrtua nga unë dhe pasi e lexova, e firmosa publikisht dhe u dërgua elektronikisht ne Tirane. Çdo veprim i imi ka qenë në përputhje me Kushtetuten dhe në përputhje me ligjin. Në planin kushtetues zero problem, në planin ligjor zero problem, në planin moral zero problem”, tha Meta në ”Syri.net”.

SHKARKO APP