Firmoset marrëveshja për Skavicën, Kim: Shqipëria eksportuese në rajon

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes për Skavicën mes kompanisë amerikane Bechtel dhe KESH.

Për të kjo marrëveshje është mjaft e rëndësishme, pasi fuqizon Shqipërinë si eksportuese e energjisë në rajon dhe po ashtu do të fuqizojë ekonominë e saj.

“Marrëveshja me hidrocentralin Skavica është domethënëse për shumë arsye: shënon një përparim të ri në biznes mes SHBA-së dhe Shqipërisë; do të rrisë furnizimin me energji për ekonominë në rritje të Shqipërisë; dhe pozicionin e Shqipërisë për të qenë një eksportues neto i furnizimit me energji, diversifikimit dhe sigurisë në rajon”, shkruan Kim.

Dy ditë më parë u nënshkrua kontrata për fazën e parë, mes kompanisë Bechtel dhe KESH për projektin e HEC Skavicës.

SHKARKO APP