Firmosja e marrëveshjes 5-vjeçare me BERZH, me rëndësi për Integrimin dhe turizmin. Rama: Të nxitet zhvillimi i vendit

Qeveria dhe Banka Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim firmosën sot marrëveshje të rëndësishme për Integrimin dhe turizmin. Marrëveshja u lidh përmes një takimi online, midis kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të BERZH, Jurgen Rigterink. I pranishëm në videokonferencë ishte edhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Përsa i përket turizmit, BERZH do të financojë zhvillimin e infrastrukturës rrugore, asaj turistike dhe rehabilitimit të parqeve natyrore e kulturore në katër qarqe të vendit, në Shkodër, Korçë, Berat dhe Fier. Fokusi kryesor i takimit ishte marrëveshja 5-vjeçare për mbështetjen e Shqipërisë në plotësimin e reformave të domodoshme në kuadër të integrimit europian. Akordi nuk përcakton një shumë të caktuar financimi, por lë të hapur një bashkëpunim të zgjeruar në çdo fushë që shteti shqiptar do të shohë të nevojshme gjatë fillimit të procesit të gjatë të negociatave.

Marrëveshjet e shtetit shqiptar me BERZH, Bankën Botërore, FMN apo institucione të tjera financimi kanë përcaktuar gjithmonë qartë fokusin ku do të përqendroheshin këto investime. Ndryshimi i kësaj qasje konfirmon progresin e realizuar nga Shqipëria në rrugën e saj europiane. Tanimë vendi ka arritur një stad në të cilin janë institucionet e huaja besojnë se shteti shqiptar ka kapacitetet e nevojshme për të hartuar strategjitë e veta dhe për të përcaktuar vetë ai se cilat janë fushat kryesore në të cilat do të ketë nevojë për akses të shtuar në financim.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama theksoi se duhet të nxitet zhvillimi i Shqipërisë dhe se vendi ka nevojë për projekte të mira nga jashtë. Rama u shpreh se mirëpret investimet nga BERZH, duke theksuar se ai do të luajë një rol të madh në këto investime.

“Nuk dua të marr më shumë nga koha juaj. BERZI do të luajë një rol mjaft parësor në këtë lidhje ecuri të mëtejshme Shqipëri-BE. Nënshkrim i marrëveshjeve të infrastrukturës turistike është pjesë e saj përveç rrugëve. Ky program është mjaft i mirëpritur sepse përfshin një paketë të plotë të riparimeve të zonave të trashëgimisë. Siç kemi rënë dakord më parë Shkodra Vlora Korça Fier Berat. Le të vijojmë nga fjalët dhe fjalimet e bukura të shkrimet. Jeni më shumë të mirëpritur çdo herë që doni të vini. Të gjithë duhet të bëjmë të mundur për të nxitur, të mos përdorin më qymyrgurin, kemi nevjë për ekspertizën tuaj sepse kemi një sfidë tashmë, duhet të kemi projekte të mira duke përmbushur pritshamëritë”, tha Rama.

Ndërsa përfaqësuesi i BERZH tha se BE është donator shumë i fuqishëm dhe një partner strategjik për të gjitha vendet e saj dhe Shqipërinë. “Programi do të financojë infrastrukturën kritike, zonat historike, ndërmarrjet dhe rritjen e financimeve të tyre. E gjithë kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa partnerët tanë KE, BE që është donatori më i fuqishëm, unë vërtet mund ta quaj partneritet strategjik”, tha ai.

SHKARKO APP