Fish City në Maliq, ëndrra që Gjergj Luca e shndërroi në një realitet përtej imagjinatës

Nga Albert Vataj
Pakkush do të besonte atë që u bë në Maliq, në atë realitet që shkatërrimi kishte arritur ta shpërfytyronte deri në asgjësim. Kishin mbetur fragmente të së shkuarës dhe kujtime, asgjë tjetër. Por nën rrënojat që i qëndronin përsipër të shkuarës së lavdishme të këtij qyteti, si një gurë varri, një farë shprese tentonte të mbinte. Jeta në një ngulm për të ngadhënjyer mbi vdekjen, po rrekej të kapej pas rrezeve të diellit idilik. Koha do të ndalej dhe akrepat do të silleshin mbrapsht. Ky qytet shpirtrash adhurimi s’duhej t’i përkiste harrimit. Kishte ende zjarr nën këtë paqe shpërthimi.

Prolog
Edhe sot pas kaq vitesh, kur themi Maliqi, nënkuptojmë një prej sfidave ngadhënjimtare të shndërrimit të një kënete që mbillte vdekje, në fushat e begata të panxharit të sheqerit dhe qytetin simbol të miqësisë ruso-shqiptare. Maliqi është një shënjim në verilindje të vendit, që pati sinonim lindjen e mrekullisë së asokohshme nga asgjëja kobsjellëse, krijimin e një emblema që rrekej të ngrihej mbi gërmadhat e luftës dhe paranojën e pushtetit.
Ishte viti 1946, paslufta gjeti Shqipërinë me fatin në udhëkryq. Aty, nis puna për bonifikimin e kënetës së Maliqit dhe vërshimin e saj ta devijonin në lumin Devollit. Besimi më shumë se mundësitë, ideali më i zjarrtë se çdo ideologji, me zemër e me thonj, u lind ajo ëndërr nga nata e gjatë e agonisë. Ishte titane kjo sipërmarrje për një vend të sapodalë nga lufta. Kjo “çmenduri” kërkoi sakrifica njerëzore dhe krijimin e grupeve armiqësore, që të bëhej e mundur përmbushja e kësaj vepre.

Dhe erdhi e para e të parave
Askush nuk mund ti imagjinojë ato vite kur rrekej të vinte në jetë aspirata e madhe e të behej realitet diçka që dilte nga shpirti si bima nga fara. Po, kishte lindur Kombinati i Sheqerit “8 Nëntori” në Maliq. Ajo ishte ndërmarrja e parë e madhe e ish-industrisë ushqimore shqiptare dhe një nga veprat e mëdha të planit të parë 5-vjeçar. U ngrit më 1951 dhe përfshinte fabrikën e sheqerit pluhur, atë të tharjes së bërsive, termocentralin dhe ofiçinën mekanike.
Për të vijuar më tej, konkretisht në vitin 1960 u bë rikonstruksioni i parë, duke rritur aftësinë prodhuese të sheqerit 30%, atë të tharjes së bërsive 50% dhe të TEC 50%. Njëkohësisht u ngritën fabrika e alkoolit, ajo e majasë së bukës dhe e gazit karbonik ushqimor.
Më 1967, Kombinatit të Sheqerit i’u shtua edhe fabrika e nishestesë dhe e glukozës. Më 1979 u bë përsëri një rikonstruksion i fabrikës, duke rritur aftësinë përpunuese ditore 3,7 herë në krahasim me atë të vitin 1951. Për një periudhë të gjatë, kombinati u katandis në gjendje të mjerueshme, edhe pas disa ambiciesh për ta rikthyer në jetë, të cilat mjerisht mbeten në tentativë.

Fish City në Maliq është
Por vjen një ditë që një shpirt ëndërrtar guxon, një sipërmarrës që duhet të jetë i krisur që të bëjë të pamundurën ku asgjë s’mundet. Aty ku muret e rrëzuara kujisin më zë fatkobi, dëgjohet e potershme thirrja për shpresë. Tharm i një shansi të humbur, hidhet tekaty ku fasadat e gërryera e karabinatë e kafshuara nga zelli i barbarive, shohin me ndjellakeqje, nëmin e mallkojnë kohën e shkuar e vitet që abdikuan nga froni këtë “përqandori” të socializmit. Po, aty ku lavdinë e dikurshme e një kombinati e bluante nën vete harrimi, pikërisht aty, ku fate njerëzish binin therorë të një madhështie, do të ndihej i gjëmimshëm pulsi i ndryshimeve. Ëndrra e një vullneti të mirë do të behej reale. Ku s’ka det, do të vinte në jetë Fish City, mëkim shpresimtarë që ngjizej në placentën e një qyteti që po mbijetonte si një vegim i së shkuarës, i një realiteti që dilte nga nostalgjia si një trill nga imagjinata.
Askush nuk do ta besonte se kjo e pagjasë e së mundshmes do të shndërrohet në një kapacitet progresi. Se nga rrënojat e një të shkuare do të vijë në jetë gjasshmërie e sfidës së sipërmarrjes. Nga kujtesa e së shkuarës do të rikthehet lavdia e një qyteze që kërkonte të rilindte, të emri simbol që ngulmonte të ishte sërish një logo suksesi.

“Rozafa”, legjenda e qëndresës
“Rozafa” nuk është thjeshtë një sh.p.k. Nipt K48130547V, është shpirti i një qëndrese që zgjohet nga lashtësia për të mëkuar etjen për legjendë, ne zemër të modernitetit, për të çuar detin aty ku është e ethshme etja për pafundësi, për të zgjuar shpresat aty ku zhgënjimi dhe humbja e shpresës, u ofrojnë zelltarëve ikjen si zgjidhje.
Koha ikën më shpejt se sa mundësitë shndërrohen në kapacitete reale. “Rozafa” dhe Gjergj Luca arrijnë të rikthejnë në jetë pas 30 vitesh një nga ikonat e socializmit, ish-Kombinatin i Sheqerit “8 Nëntori”, Maliq. Dhe kjo mbarsje u shoqërua nga një shtatzani e vështirë. U lind një ëndërr ku kishte veç natë dhe hijet e së shkuarës kishin mbetur shpresat vegimtare, ku nderej fati i atyre që shpresonin te rilindja e qytetit, qytetit që u erdhi nga këneta dhe legjendat e vdekjes.
Pas Fish City në Labinot-Fushë, Elbasan, fabrikës në Përrenjas dhe asaj në Gramsh, një tjetër Fish City edhe në Maliq, Korçë. Gjithçka e standardeve bashkëkohore është përmbushur në këtë sipërmarrje, janë punësuar qindra banorë të zonave përreth dhe instaluar një kapacitet modern shërbimi gastronomik.

Art dhe polemikë
Si edhe herë e tjera, edhe kësaj here Gjergj Luca, në Maliq, befason me sfidën e tij të alegorisë, përmes formalizimit të ideve në objekte që provokojnë. Por që në thelb mbeten komponentet e unikes që sipërmarrësi Luca bën, që nga “Porta e Nastradinit” dhe “Open Balkan”, të cilat si pjesë e këtij ansambli shoqërohen nga murale, që përbëhen nga portretet e Stalinit, Mao Ce Dunit, Enverit, që përfaqësojnë komunizmin dhe lindjen, te portreti i Edi Ramës dhe Ibrahim Rugovë që simbolizojnë figurat qendrore të politikës shqiptare, për të vijuar me Merkel, Regan dhe Çurçill, që përfaqësojnë perëndimin dhe progresin përmes lirisë së sipërmarrjes dhe lirisë së mendimit. Gjithëkjo duke shndërruar një fasadë, në një narrativë historike dhe politike.
Gjergj Luca në këtë qasje rreket jo aq të rikthehet pas, se sa të vërshojë furishëm përpara, duke përdorur një gjuhë të pasur shprehie. Ai sulmon përmes një dialektike të sofistikuar cinizmi, ironie dhe grotesku. Dhe e bën këtë për ata që në pamundësi për të qarë, të qeshin. Luca sulmon skeptikët po kaq sa dhe politikën. Evidenton shprehje emlematike dhe rikthen figura simbol, për të treguar se shembulli i tyre ka ndryshuar botëkuptimin dhe udhëprirë njerëzimin në etapa zhvillimi. I përdor këto personazhe si hajmali të një fati të mirë për qytetin, edhe pse ndoshta vetë Luca nuk është nga ata që beson në kësi gjërash më shumë se sa “te punë e tek e vërteta”.

E nisim me mirënjohje dhe vlerësim
Por jo vetëm shkas për debat ideon dhe realizon Gjergj Luca në kryeveprën e tij të radhës. Ai përmes një busti, bën të mundur një mirënjohje për Nikolla Kallfën, ish-drejtori i Kombinatit që ka marrë pjesë në ndërtimin e më pas drejtimin e këtij gjigandi. “Në zgjodhëm që monumentin e parë të rikujtojmë këtë burrë të madh, është shprehur për mediat Gjergj Luca, dhe e kemi vënë pranë flamurit kombëtar, sepse ky njeri ka ndarë gëzimin e vet, jetën e vet me njerëzit dhe ka ndërruar jetë mes të njerëzve mes punës e mes gëzimit që krijon puna. Nuk ka burrë që të përmendet në këtë zonë nga të gjithë njerëzit që unë kam takuar për shpirtin e tij për frymëzimin që ka dhënë mes njerëzve. Dhe në rrugëtimin tonë në qytetin e ri në Maliq, do ta fillojmë nëpërmjet këtij burri që ka qenë shembulli më i madh i punës i frymëzimit i jetës dhe i të vërtetës që krijon puna. Qoftë i paharruar kujtimi i këtyre burrave. Burra të tillë duhet te lindi kjo tokë!
I paharruar qoftë kujtimi i Nikolla Kallfës, burrit që drejtoi për shumë vite Kombinatin e Sheqerit në Maliq, dhe ndërroi jetë në ballë të punës.’- ka nënvizuar Luca. Dhe një vlerësim dhe një konsideratë e tillë është një ogur i mirë dhe mbarësi në themelet e Fish City në Maliq.

Fish City në Maliq tashmë është një realitet
Fish City në Maliq është tashmë një piketë e rëndësishme e industrisë së përpunimit të peshkut, një referencë e konfirmuar tashmë për një nga restorantet e sushit. Por jo vetëm kaq, Fish City në Maliq është një etalon zhvillimi, një shembull unik i krijimit të sipërmarrjes mbi besimin dhe vendosmërinë, duke guxuar dhe marrë rrisqe.
Në Maliq, vërtetë Kombinati i Sheqerit “8 Nëntori” nuk është më, lavdia e dikurshme ruso-shqiptare ka perënduar, por ka lindur një ëndërr për të ndërtuar të sotmen dhe të ardhmen mbi ato gërmadha, të cilat mbanin gjallë fantazmat e së shkuarës dhe mbysnin me mosbesim mundësinë, se aty ku deri dje jetohej me kujtime, sot begatohet dita me shansin e një perspektive. Gjithçka filloi si një sfidë e sipërmarrësit Gjergj Luca me të pamundurën. Ndoshta ai kishte vënë bast se do të fitonte në këtë ndeshje të pabarabartë. Dhe… fitoi, sepse ata që besojnë te puna dhe përkushtimi, të kapacitetet njerëzore dhe ëndrrat, ata janë alkimistët e së sotmes, ata shndërrojnë rrënojat e së shkuarës në gurin më të shndritshëm të gjerdanit të sipërmarrjes shqiptare.

Pas çdo mrekullie të sipërmarrjes është ai, Gjergj Luca
Kur Gjergj Luca shfaqi pretendimet për të krijuar një qytet në Maliq, mbi këtë varrezë të së shkuarës, skeptikët nuk kursyen mosbesim, gojëhelmëtit nuk ndaluan së vjedhuri pezëm. E megjithatë, ai, Gjergj Luca, kishte lindur për t’u ndeshur, për të ngadhënjyer, për të dëshmuar se ku ka ëndrra ka dhe diej të zgjimit të shpresës.
Ai kurrë nuk pohoi se kishte ardhur në sipërmarrjen shqiptare si një shenjtor, por, ai ishte gati për çdo sakrificë, nuk i dredhoi çdo ndeshjeje, u bëri ballë pengimesh të pafundme dhe pamundësish të panumërta. Qëndresa e tij është ikonike përballë një batërdie shpirtrash të trazuar, të cilët nuk kursyen asnjë lloj sharjeje dhe nuk ndaluan para asnjë baltovine, thua se antikrishti i vetëm i mbetur pas dy mijëvjeçarësh ishte ai. E megjithatë ai, le të themi i mirëkuptoi, për gjithçka që thonin dhe çdo akuzë që bënin, sepse besonte tek sjellja në jetë të një tjetër ëndrre, që do të bëhej reale e njerëve të urtë, punëtorë, të përkushtuar dhe të përulur.

SHKARKO APP