Fitoi betejën me Covid-19, Rama nxjerr videon e pacientes: Spitalin e kisha frikë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, këtë të premte ka sjellë historinë e një pacienteje e cila është shëruar nga Covid-19. Bëhet fjalë për historinë e Mirgena Qoshja nga Kruja, e cila ka treguar se ka pasur shumë frikë që të shkonte në spital, për shkak të lajmeve që kishte parë në televizor.

“Unë jam Mirgena Qoshja nga Kruja. Isha e sëmurë me Covid-19, nga data 2 nëntor filluan shqetësimet e para. Pasi doli përgjigja e tamponit, shkova te doktoresha. Në ato momente m’u duk sikur isha më mirë, por pastaj më hipi temperatura dhe shkova në spital. Aty më dhanë mjekimin e parë me oksigjen. Pastaj te Infektivi, te pavijoni i 3. Kisha nevojë për oksigjen, më bënë dhe skaner. Doktoreshat më vinin njëra pas tjetër. Më kishte në patronazh Esi Duka. Edhe natën vinte, më kontrollonte, 3-4 herë në ditë më masnin tensionin, ushqimi shumë i mirë me orar. Edhe doktoreshë Najada. E mora me frikë spitali se dëgjoja në televizor që ‘obobo’, por më doli tjetër për tjetër. Po ngela e kënaqur. Nuk ma mori mendja që do shkonin gjërat aq mirë sa do ngrihesha në këmbë”, tregon pacientja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?