Fiton në Tajvan si Presidente Tsai Ing-wen, pro pavarësisë nga Kina

Tajvani si duket do të ketë presidenten e parë grua, pas zgjedhje historike, që mund të përcaktojnë përfundimisht marrëdhëniet me Kinën. Partia Nacionaliste në Tajvan, ka pranuar se kanë humbur zgjedhjet.

Eric Chu, kandidati i Partisë Nacionaliste në zgjedhjet nacionale, ka pranuar humbjen dhe ka uruar rivalen e tij, Tsai Ing-wen për fitore. Kështu bëri të ditur Agjencia Qendrore shtetërore e lajmeve, shkruan CNN.

Votuesit ishin rreshtuar të shtunën në qendrat e votimit dhe pasi që ato u mbyllën, bazuar në sondazhet u tha se liderja e Partisë Demokratike Progresive, i ka fituar zgjedhjet. Pas më shumë se tetë vitesh, partia nacionaliste, me një diferencë të konsiderueshme ka humbur.
Rezultatet zyrtare pritet të dalin shumë shpejt.

Partia Nacionaliste tradicionalisht ishte kundër pavarësisë së ishullit, sepse sipas tyre kjo do ta zemëronte Kinën, të cilët e shohin Tajvanin si pjesë e integritetit të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vitin 1949 Kina dhe Tajvani janë ndarë pas një lufte civile.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?