Fitore ”në hije”, deklarata e parë e Merkelit për mandatin e 4-tër

Pas daljes së rezultateve të para nga Exit-pollet në Gjermani, ka folur dhe kancelaria Angela Merkel, e cila do të marrë një mandat të katërt. CDU-ja e Merkel ka marrë shumicën e votave, duke marrë në total 32.5 për qind të votave.

Në daljen e saj të parë publike mergel ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët për këtë rezultat si dhe të gjithë Gjermanët që votuan për të ardhmen e tyre. Ndërkohë që ka theksuar se duke filluar që nesër do të ulet të diskutojë me të gjithë partnerët dhe bashkëpuntorët për të bërë më të mirën në 4 vitet e ardhshme për Gjermaninë.

”CDU/CSU është partia më e madhe dhe do të formojë qeverinë. Fushata zgjedhore është drejtuar mjaft mirë. Do flasim me partnerët tanë për të bërë më të mirën”, deklaroi Merkel.

Swiss Digital Desktop Reklama

09:15-Gjermania voton, Merkel kërkon mandatin e katër

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot gjermanët, vendosin se kujt do t’ia lënë në “dorë fatin e BE-së” por pikë së parë udhëheqjen e Gjermanisë. Qendrat e votimit në të gjithë vendin janë hapur mëngjesin e kësaj të diele, aty ku parashikimet kanë zbuluar se e djathta ekstreme e vendit do të fitojë vende në Bundestag (Parlamenti Federal) për herë të parë në gjysmë shekulli.

Sondazhet tregojnë që populisti i partisë Alternative për Gjermaninë (AFD-ja) do të jetë në vendin e tretë në zgjedhje, me një trend të dukshëm rritës që vazhdoi përgjatë javës së fundit të fushatës.

Kancelarja aktuale Angela Merkel, partia e saj CDU, pritet të kthehet lehtësisht në fituesit e zgjedhjeve me një parashikim prej 34 përqind mbi votën, kjo për herë të katër.

Qeveria e Merkel nëse del fituese do të marrë pas zgjedhjeve, një sërë opsionesh të koalicionit që përfshijnë SPD-në, FPD-në e qendrës së djathtë apo edhe të Gjelbërve, të cilët nganjëherë bashkëpunojnë me partinë CDU të Merkelit në nivel shtetëror.

Përpara zgjedhjeve, një mesatare e anketuesve treguan se AFD-ja e ekstremit të djathtë në 13 përqind të votive fiton. AFD-ja ka aktualisht 13 deputetë në asambletë lokale të vendit, me rreth 70 vende në parlamentin kombëtar.

Ka pasur spekulime se AFD mund të bëjë edhe më mirë sesa sugjerojnë sondazhet. Një sondazh i porositur nga gazeta tabloid ”Blid” sugjeroi se 40 përqind e gjermanëve besojnë se partia do të bëjë më mirë sesa pritej.

Fushatës në mbështetje të kancelares gjermane i është bashkuar edhe boksieri me famë Luan Krasniqi, i cili është shfaqur disa herë në krah të Merkelit. Veç fotove në rrjetet sociale, Krasniqi është bërë pjesë e reklamave elektorale të partisë CDU të Merkelit, krahas personazheve të tjera të famshme në Gjermani.

“Ajo jep 100% për atë që bën. Kjo më pëlqen, prandaj unë e mbështes”, tha Krasniqi.

Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?