Fitorja e LVV, Mediu: Kosova kërkon të hap një faqe të re si shtet i pavarur
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu ka uruar qytetarët e Kosovës për vlerat e treguara në zgjedhjet e parakohshme të së dielës. Sipas Mediut, Kosova kërkon të hap një faqe të re si shtet i pavarur, por që do përballet me sfida të vjetra dhe të reja. ”Situata gjeopolitike në ballkan kërkon riafirmimin e partneritetit real me SHBA dhe dhe BE, por mbi të gjitha forcimin e shtetit të Kosovës dhe ndalimin e paternalizmit te Tiranës në dëm të Kosovës”,-shkruan Mediu në facebook.
Postimi i plotë
Populli Kosovës është fituesi i parë duke votuar si njerëz të lirë ne nje proces zgjedhor të lirë dhe të drejtë. Qytetarët e Kosovës votuan masivisht dhe i dhanë besim Albin Kurtit, Vjosa Osmanin dhe Vetvendosjes.
Urime dhe suksese Kosova kërkon të hap një faqe të Re si shtet i pavarur, por që do përballet me sfida të vjetra dhe të reja.
Përgjegjësia është akoma më e madhe sepse për fatin e keq për vite me radhë Kosova është përdorur për interesat politike të Tiranës.
Situata gjeopolitike në ballkan kërkon riafirmimin e partneritetit real me SHBA dhe dhe BE, por mbi të gjitha forcimin e shtetit të Kosovës dhe ndalimin e paternalizmit te Tiranës në dëm të Kosovës.