Fitorja e PS në Himarë, Martin Leka: Tregues për zgjedhjet parlamentare në 2025, opozita është në alarm
Gazetari dhe analisti Martin Leka, thotë se vota e himarjotëve për PS dhe Vangjel Tavon, ishte një votë proteste ndaj opozitës për kandidimin e një personi si Fredi Beleri në zgjedhjet e kaluara.
”Mendoj se është një votë proteste ndaj kriminalizimit të zgjedhjeve në Himarë, duke vendosur një kandidat me rekord kriminale të hipotekuara siç janë akuzat ndaj Belerit për vrasjen e dy komandove tona në kufi apo dënimi që ka pasur për përdhosje të simboleve kombëtare. Publiku e ka kuptuar qartë që në Himarë nuk mund të luhet me ndjenja nacionaliste, aq më tepër kur në krye të tyre vendosen njeri me rekorde të tilla kriminale. Fakti që në një qendër votimi ai ka marrë vetëm 7 vota, tregon se është votë proteste në bashkinë e Himarës”,-tha në ”Report TV”.
Për të këto zgjedhje dhe fitorja e PS-së sipas Lekës janë një tregues edhe për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në 2025, dhe se opozitën e sheh në një alarm. ”E ka vënë alarmin me kohë që kur përkrahu një kandidat si Beleri. Nuk pati shans ta korrigjonte gabimin e tij. Minimalisht duhet të mbështeste një kandidat të vetin. Dhe jo një kandidat që kishte si devizë të vetën, trashëgiminë e Fredi Belerit. E përcolli deri në burgun e Fierit, kandidati Gjikuria. Me këtë figurë opozita vetëm ka dobësuar imazhin dhe ka ulur bonuset e veta për zgjedhjet e ardhshme”.