Fitorja e PS në Kukës, Taulant Balla uron kryetarin e ri të bashkisë
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka uruar Albert Halilin, i cili fitoi garën për kryetar bashkie në Kukës kundrejt rivalit të tij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata.
Me anë të një postimi në Facebook, Balla thotë se Halili i dha një rezultat historik Partisë Socialiste, që sic u shpreh ai flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj Edi Rama dhe PS.
Balla falënderoi KQZ dhe Policinë për një mbarëvajtje me standarde të mira.
Reagimi i Ballës
“Përgëzime Kryetarit të sapozgjedhur Albert Halilaj, i cili si kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit mori në zgjedhjet e djeshme një rezultat historik për forcën tonë politike, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj Edi Rama dhe PS, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin. Përgëzime KQZ dhe Policisë së Shtetit për organizimin dhe mbarëvajtjen sipas standardeve më të mira të këtyre zgjedhjeve të pjesshme, ku meritë kanë banorët e kësaj bashkie si dhe kandidatët bashkë me ekipet e tyre elektorale për zhvillimin e një fushate zgjedhore konkurruese dhe të qetë.
FALEMINDERIT POPULLIT TË KUKËSIT”