Fitorja e Trump, a do të hiqet “non grata” për Berishën? Përgjigjet nënkryetari i PD-së
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, mendon se do të ketë ndikime të forta ardhja e Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë.
“E kam dëgjuar zotin Grenell që ka thënë që nuk ekzistonte një dosje atëherë. E dyta, e dimë shumë mirë që kjo histori lidhet me një politikë specifike. Askush nuk ka më dyshime për historinë e McGonigal dhe Ramës.
Së pari, ne kemi një rikthim historik që nuk donin ta linin të kandidonte, donin ta dënonin, gjithë mediat kundër dhe si përfundim fitoi. Kurse në Shqipëri instrumenti përdoret për të nxjerrë kundërshtarin politik që të rrezikon, për ta futur në burg. Në informacionin më të mirë, ajo dosje është bosh, maksimumi ka tituj gazetash. Është në dorën e Presidentit, por fut në kuadratë shumë nga këta instrumente ekstrapolitikë që kanë ndikim gjigand në Shqipëri. Në këtë histori jam i sigurt se do ketë ndikime të forta. Të shohim se çfarë do të ndodhë më tutje”, ka thënë Bylykbashi në News24.