Fjala e deputetit Ben Blushi dje, pas takimit të socialistëve në Elbasan
Fjala e deputetit Ben Blushi dje, pas takimit të socialistëve në Elbasan
Blushi: “Unë kam disa kohe që kërkoj të jem në çdo takim. Sot isha i paftuar. E kam marrë vesh rastësisht. Kam kërkuar fjalën e mu dha. Ky është një gjyq ndaj një shkrimtari. Paskam bërë një gabim të madh se paskam bërë një libër. Këto lloj gjyqesh kanë ndodhur në vitin 73. Këtu u bë gjyq edhe për librat tani. Shkoi pak larg.
Nëse kam bërë një gabim është fakti që kam ardhur pa ftesë në një qytet ku jam zgjedhur deputet. Njerëzit e sigurisë mbajtën disa njerëz që ishin shumë të dhunshëm. Nuk kam arsye të largohem në një sallë ku kam ardhur për të folur.
E pashë që ishin shumë të acaruar dhe mesa di dikush i ka organizuar. Unë e di dhe ju e dini.
Njerëzit janë të varfër dhe të mërzitur. Ka një acarim të përgjithshëm. Po të kishte qenë një sallë pak më e qetë do të kisha më shumë kohë për të shpjeguar për çfarë po kandidoj.
Të mos pranojnë të hyjnë në një parti që ka anulluar votimit. Iu drejtova personalisht pse nuk do të votohet.
Nuk kam shkelur asnjë statut. Ka forume ku duhet të flasësh. Siç dihet botërisht ka tre vjet që nuk mblidhet as asambleja dhe as kryesia.
Po kërkoj të shkoj në një Kongres që i jep mundësi kanditatëve të shpallin platformën e tyre
Kjo ishte një sallë relativisht e acaruar.
Përshëndetjen që i bëra atyre do jua them dhe ju. Nuk është e imja e ka thënë në një moment të vështirë Lazgush Poradeci i cili është detyruar të përshëndesë disa miq.
Gjigandë apo shkurtabiqë, ju përshëndes me mall or miq. Kjo është ajo që kam për të thënë për ata që ishin aty dhe për ata që nuk mendojnë si unë.”
KOHA JONË SONDAZH

