Fjala e plotë e Berishës kundër kryeministrit

Berisha: Edi Rama e ka të qartë se pushteti i tij do të marrë fund. Paralajmërimi im për të është ky, mos provoko më qytetarët shqiptarë se nuk të falin

FJALA E PLOTE:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, luftëtarëve të pamposhtur të lirisë, dinjitetit dhe shpresës.

Nderimin më të madh për ju, nderimin më të madh për të gjithë ata burra, gra, djem dhe vajza, të cilët çdo natë nga kjo platformë përcjellin mesazhe guximi, mesazhe shprese.

Përcjellin të vërteta tek mbarë shqiptarët.

Një thirrje kam sonte për mbarë qytetarët e këtij vendi: krahasoni ju lutem fjalimet e këtyre zonjave, këtyre zotërinjve, këtyre vajzave dhe djemve nga parlamenti i lirisë me daljet e ministreve, ministrave, deputeteve, deputetëve, zyrtarëve të Edi Ramës, të cilët kontrastojnë, ndryshojnë si drita me terrin, si e vërteta me gënjeshtrën njëra me tjetrën.

Imagjinoni qytetarët e lirë, dinjitozë, guximtarë, vijnë këtu dhe ju thonë ju të dashur qytetarë dhe qytetarë, të vërtetat më të hidhur, vjedhjet më të mëdha, krimet më të shëmtuara, mashtrimet më monstruoze, arbitraritetin më të madh të regjimit që bazohet në aleancën e pushtetit me krimin, vjedhjen dhe drogën.

Krahasoni pak me kampin tjetër, me krahun tjetër, çdo ditë skandale të tmerrshme.

Çdo ditë vjedhje pas vjedhje.

Çdo ditë, vrasje, therje, plagosje.

Çdo ditë, fshehje të të vërtetave.

Hidhni sytë në studiot televizive, a i shikoni kund ministreshat apo deputetët e Edi Ramës?

A i shikoni kund ministrat apo deputetët e Edi Ramës?

Jo, absolutisht, nuk dalin dot. Edhe kur dalin, ndodh tepër rrallë.

Koten, dremiten në studio sepse e e dinë që çdo fjalë që do lëshojnë është gënjeshtër.

Sepse e dinë se çdo gjë që do thonë në studio është mashtrim.

Sepse e dinë se gazetarët mund t’i bëjnë të dalin nga studiot për aferat që kanë kryer, për vjedhjet, për keqpërdorimin e pushtetit.

U ndala në këtë analizë të domosdoshme. Këtu çdo natë denoncohet mashtrimi i tmerrshëm që u bëhet shqiptarëve.

Çdo natë denoncohen vjedhjet e mëdha që u bëhen qytetarëve të vendit në taksa, në dogana, në prona publike.

Çdo natë, vjedhje e pasurive kombëtare.

Kurse krahu tjetër hesht si fija e barit. Mban të bllokuar parlamentin, braktis studiot televizive nuk dërgojnë njeri.

Dhe kur dalin, marrin rol gazetari. Flasin sikur të jenë gazetarë kronike, një profesion të cilin gazetarët e bëjnë 100 herë më mirë.

Të gjitha këto tregojnë tmerrin, frikën e madhe që kanë ata nga ju, që kanë nga opozita.

Këto tregojnë se Edi Rama e ka të qartë përfundimisht se të ardhme nuk ka.

E ka të qartë se pushteti i tij do të marrë fund.

Edi Rama e ka më të qartë se kushdo tjetër se ai nuk ka një koleg të dytë në Europë, që të ketë kryer krimet e tij.

Se ai nuk ka një koleg të dytë në Europë që të ketë firmosur vjedhjet e tij.

Se nuk ka një koleg të dytë në Europë që të ketë mashtruar qytetarët e tij.

Dhe nuk ka një të dytë në Europë, përveç Lukashenkos, që të bllokojë rotacionin duke vjedhur votën.

Të qëndrojë në pushtet me forcën e krimit, të korrupsionit, të blerjes së votës, të policisë

politike elektorale.

Të dashur miq.

Këto ditë në parlament është bërë dialog në mënyrë që të drejtat e opozitës të respektohen.

Dua të sqaroj ju dhe çdo shqiptar se nuk është opozita ajo që ka shkelur të drejtat kushtetuese, as të vetat, as të kujt tjetër.

Është Edi Rama, i cili nuk pranon të respektojë të drejtat kushtetuese.

Në këto rrethana ai ka vetëm një qëllim dhe ky qëllim është që opozita të bojkotojë parlamentin.

Sepse, duhet të jemi realistë, në mënyrë makabër ai fitoi më shumë se kushdo tjetër nga bojkoti i parlamentit nga opozita.

Mirëpo unë i them sot Edi Ramës këtu para jush dhe në emër tuaj se opozita nuk braktis parlamentin, por opozita do bëjë çdo gjë për të drejtat e saj kushtetuese në parlament dhe kudo.

Prandaj dhe Edi Rama, ti ke frikë dhe tmerr nga komisionet hetimore.

Nuk ka forcë në botë që të shpëton prej tyre.

Le të vijë kushdo në mbrojtje tënde, ti do përfundosh para atyre komisioneve sepse ke vjedhur këtë komb, këtë vend sa askush tjetër në histori.

Edi Rama, ke 25 vite në pushtet, duke vjedhur votën, duke rrëmbyer votën, duke blerë votën.

Fundi yt ka ardhur, harroje se do mund të bësh më zgjedhje të tilla.

Mos i provoko shqiptarët.

Paralajmërimi im është ky: mos i provoko shqiptarët.

Edhe njëherë, mos provoko më qytetarët shqiptarë se nuk të falin.

Se i bindur të jesh që nuk do shpëtosh kurrë prej tyre.

Ndaj dhe të dashur miq, fatin në duart tona.

Askush nuk mund të lozë me fatin tonë.

Le të bashkohemi ne në betejë pa kthim, në mosbindje civile në të katër anët e vendit për qeveri teknike, për zgjedhje të lira, për fitoren e opozitës dhe një Shqipëri normale, një Shqipëri të qytetarëve.

Një Shqipëri në të cilën liria, dinjiteti i çdo qytetari do garantohen.

Ligji do jetë ligj dhe do zbatohen.

Një Shqipëri në të cilën me gërshërët e ligjit do pritet çdo lidhje me krimin.

Do pritet çdo vjedhje e pasurive publike dhe fondeve publike.

Një Shqipëri në të cilën shqiptarët do zgjedhin ata që duan. Do vendosin me votën e tyre për fatin e tyre.

Një Shqipëri me dyert e hapura për anëtarësimin në BE dhe jo e marrë peng nga një organizatë kriminale me në krye Edi Ramën, nga një pushtet që buron nga krimi, që buron nga rrëmbimi i votës, që buron nga droga.

Shqipëria meriton të ardhme. Qytetarët shqiptarë do kenë të ardhmen që meritojnë.

Shqipëria do ndryshojë.

Shqipëria është tokë e bekuar dhe nuk mund kurrë një grusht hajnash, banditësh dhe kriminelësh, një grusht mashtruesish që në çdo fjalë nxjerrin një mashtrim dhe nuk skuqen.

E patë ju sot Taulant Bego Yarisin, po të kishte fytyrë, duhej t’i ikte fytyra kur gazetarja i tha se ai që thua ti se po ekstradohet, është dorëzuar dhe po vjen vetë.

Çfarë t’u thuash këtyre? Këta nuk kanë fytyrë, nuk kanë dinjitet, ndaj i lejojnë vetes çdo lloj qëndrimi, çdo lloj mashtrimi para qytetarëve shqiptarë.

Edhe njëherë, me shumë mirënjohje për sakrificën tuaj të përnatshme.

Me shumë mirënjohje për fjalimet frymëzuese që mbani këtu në parlamentin e lirisë.

Dhe duke u garantuar se asgjë në botë nuk do ndalë ne pa ecur të sigurt drejt fitores që meritojmë.

Beteja jona është betejë për fitoren tonë, fitoren tonë, fitoren e shqiptarëve, fitoren e Shqipërisë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

SHKARKO APP