Fjalët e shenjta, Rama mesazh nga Kamy për Zotin: Të jetoj sikur…

Këtë të martë, kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër mesazh nga rubrika “Fjalët e Shenjta”. Këtë herë kreu i qeverisë ka përzgjedhur një thënie filozofike nga shkrimtari Albert Kamy që lidhet me ekzistencën e Zotit.

“Më mirë të jetoj sikur ka Zot dhe kur të vdes të dalë që nuk ka, se sa të jetoj sikur s’ka Zot dhe të më dalë përpara kur të vdes”.

Që pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit që i mori jetën 51 personave dhe la mijëra dëme në ndërtesa, Rama poston çdo ditë “Fjalët e Shenjta”, si një formë ndërgjegjësimi, duke lënë mënjanë propagandën.

SHKARKO APP