Fjalimi i Ramës/Berisha: Bëri apologjinë e krijimit të asaj që ai e quan narkopolici

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, thotë se kryeministri Edi Rama me fjalimin e tij bëri apologjinë e krijimit të asaj që ai e quan narkopolici.

“Rama u përpoq duke dihatur të impresionojë shqiptarët, edhe pse e ka mbushur policinë sapo erdhi në pushtet me trafikantë droge, me vrasës siç ka bërë me parlamentin, paçka se e shndërroi policinë e shtetit në institucionin kryesor të kanabizimit të vendit, e shndërroi në një polici të krimit monstruoz elektoral, paçka sa e shndërroi policinë e shtetit në një polici e cila dhunonte në mënyrë barbare qytetarët, që nga Sahit Dollapi që po përpiqej të ndihmonte policinë”, tha ish-kryeministri.

Ngan ana tjetër, Berisha tha se vrasjet e 21 janarit nuk kanë lidhje me policinë dhe viktimat u vranë nga garda, që është ushtri dhe ka vetëm armën si mjet mbrojtës

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?