Fjalori i rëndë në Kuvend, Krasniqi: Janë shkelur vijat e kuqe të etikës. Nuk e di çfarë na pret për zgjedhje

Gjuha e përdorur këto ditë në Kuvend, nëse nuk do ti shikonim, do të mendonim se janë në rrugë. Politologu Afrim Krasniqi, thotë se janë shkelur vijat e kuqe të etikës. ”Nuk është normale në asnjë parlament. Palët kanë kaluar vijën e kuqe. Kryeministri përdor një sërë termash që konsiderohen fyerje, tipare që nuk i ka asnjë kryeministër tjetër, fati i tij është që opozita e përgjigjet me të njëjtën gjuhë dhe që nuk këto përplasje nuk i merr njeri seriozisht”.

Këto përplasje verbale për Krasniqin nuk janë situata rastësore, por përdoren nga mazhoranca dhe opozita për të fshehur problemet e tyre të brendshme. “Kur ka një problem madhor që nuk ka zgjidhje, politikanë krijojnë konflikte dhe situate artificiale siç është rasti konkret”.

Duke marrë shkak nga kjo sjellje e deputetëve në Parlament, politologu ngre shqetësimin që në fushatën e zgjedhjeve vendore qytetarët nuk do të jenë në qendër të vëmendjes së partive politike, agjendat e të cilave thotë se do të përqendrohen në gjuhën e ashpër ndaj kundërshtarin.

SHKARKO APP