Flamur Noka: Arrestimi i Doshit dhe Frrokut, vendim politik, ndaj nuk votuam
Deputeti demokrat, Flamur Noka legjitimon qëndrimet e opozitës në lidhje me atë që u pagëzua si çështja “Tom Doshi” . “Opozita ka për detyrë të mbrojë parimet e demokracisë, vlerat e demokracisë, vlerat e shtetit të së drejtës. Këtu shteti i së drejtës është goditur në zemër me gjithë këtë mekanizëm si ka funksionuar në këtë proces hetimi”.
Mospjesëmarrjen e opozitës në votimin e Kuvendit për lejimin e arrestimit të deputetëve Doshi e Frroku, Noka e lidh me debatin në Këshillin e Mandateve që sipas demokratit me një vendim politik e pa transparencë si në kohën e Kadri Hazbiut vendosi të mos pranojë provat e reja. “Aty u demostrua qartësisht si në kohën e Enver Hoxhës që u dënua Kadri Hazbiu. Ishte marrë dënim politik që këta do të shkon in atje dhe nuk do të kishte asnjë transparencë sa i përket çështjes që u kërkua”. Duke e shtruar diskutimin si çështje morale dhe politike, deputeti demokrat rikonfirmoi në Ora Neës qëndrimin se Ilir Meta duhet të ishte dorëhequr. “Kushdo që të ishte një politikan i përgjegjshmëm dhe i pastër në këtë histori, kur i vihet gishti për një akuzë të tillë, e para gjë thotë po, urdhëroni mandatin tim, unë nuk jam më këtu, hetoni, zbardheni, kur të dalë e vërteta unë do të vi dhe do flas pastaj”. Ndërsa duke u rikthyer në çështjen që shkaktoi të gjithë debatin, Flamur Noka është i sigurtë se e verteta një ditë do të dalë.