Flamur Noka: Basha përçau rëndë PD-në, Berisha do ta bashkojë

I pozicionuar krah Sali Berishës, deputeti i PD, Flamur Noka thotë se kjo është hera e parë që kjo forcë politike është në opozitë për herë të tretë. Vendimin e Bashës e quan anti-statutor dhe se i dha një goditje të rëndë partisë.

”Është hera e parë që forca jonë politike ngel në opozitë për herë të tretë. Pas kësaj vjen një vendim individual që ra si një rrufe në qiell të pastër. Ky ishte një vendim që e përçau thellë PD-në. Të gjithë e dimë reputacionin e liderit historik Berisha.

Një vendim i tillë anti statutor pa konsultime me anëtarësinë i dha një goditje shumë të rëndë partisë. Basha shkeli edhe vullnetin e anëtarësisë. Berisha kërkon që të kthehet legjitimiteti në parti dhe dëgjimin e çdo zëri.

Berisha e ka bërë të qartë se referendumi i anëtarëve mbyll çdo plagë, pavarësisht vendimit që do të merret. Ne do të ndryshojmë statutin që është hequr përmes referendumit. Heqja e referendumit tregon se vendimi ka qenë i parapërgatitur”,-thotë Noka për ”Ora News”.

SHKARKO APP