Flamur Noka flet për foton Rama-Obama: Hyri në SHBA nëpërmjet një mashtruesi (Video)

Janë zbuluar detaje të reja për foton e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Barack Obama. Fax News ka zbuluar emrin e shqiptarit që lidhi Ramën për të berë të mundur një foto me Obamën në 2012 gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale.

Bëhet fjalë për shqiptarin Fatos Mucha i cili prej vitesh banon në SHBA, po jo me dokumente të rregullta.

Ndërkohë në studion e Fax News për të folur për këtë temë, ishte i ftuar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Noka shprehet se Partia demokratike ka denoncuar prej kohësh këtë skandal të madh korruptiv. Sipas Nokës, Rama ka përdorur një mashtrues për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë. Ish-deputeti thotë se kryeministri ka kryer krimin dhe e ka mohuar krimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, ish-deputeti shprehet se në SHBA janë arrestuar dy persona dhe se Rama do të ketë të njëjtin fat si dy bashkëpunëtorët e tij. Më tej, Partia Demokratike, shprehet Noka, do ti drejtohet SHBA-së nëse nuk do të bëhet drejtësi në vendin tonë.

“Skema është denoncuar prej kohësh nga PD. Është një skandal i madh korruptiv dhe shkelje ligji. Është shkelje e madhe e ligjeve amerikane. Fshehja e parave është në shkelje të ligjit shqiptar. 

Ku i gjeti aq shumë para Rama? Në ç’mënyrë i futi në SHBA? Shteti shqiptar duhet të kishte nisur hetimin prej kohësh. 

Të gjithë janë dënuar në bazë të ligjeve shqiptare, përveç kryeministrit. Rama penetroi në Shtëpinë e Bardhë mes një mashtruesi. Rama duhet të përballet me drejtësinë në vend dhe në SHBA.

Hetimi po thellohet nga organet e drejtësisë amerikane. Aiu përpoq të tregonte se kishte përkrahjen e Obamës.

Ka kryer një krim dhe ka mohuar krimin, dyfish krim. Në SHBA, ky krim ka 2 persona në burg, tani është radha e Ramës dhe ai do të ketë të njëjtin fat si dy bashkëpunëtorët e tij. Ka zgjedhur të vetmen mënyrë për të bërë politike, me mashtrim.”

Noka shprehet se nëse vendi ynë do të drejtësi të pavarur dhe jo të kapur nga kryeministri, sot Prokuroria e Përgjithshme do të kishte nisur hetimet.

Nëse në vend do kishte dejtësi Prokuroria e Përgjithshme duhet të niste hetimet dhe ta merrte të pandehur Edi Ramën.

SHBA është aleati strategjik shqiptar, i besojmë dhe nëse nuk bëhet drejtësi ne do u drejtohemi SHBA-ve.

Nëse do të ishte një person i thjeshtë, do ishte në burg. Ai është i bindur se i ka të gjithë në xhep, drejtësinë shqiptare, por drejtësinë amerikane nuk e ka në dorë. Në mos sot, ai do të dalë para drejtësisë.”, u shpreh ish-ministri i brendshëm Flamur Noka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?