Flamur Noka: Ilir Meta do të jetë në listën e sigurtë të deputetëve të PD

Lista e sigurtë në PD për deputetë duket se ka vendosur në ankth shumicën e deputetëve aktualë demokratë, të cilët janë me sytë nga Sali Berisha, i cili do ta firmosë listën për në KQZ. Ndërkohë Primaret që u trembetuan në Selinë Blu si zgjidhje se kush do të jetë në listat e para në rrethe, duket se nuk do të zbatohet, edhe për një arësye logjike; sepse mund të krijojë përçarje para zgjedhjeve.

Flamur Noka, sekretar i Përgjithshëm në PD tha sot për mediat se ka ndonjë qejfmbetje brenda PD-së për emrat dhe kryetarët e partive aleate, por një gjë mbetet e pa diskutueshme; Ilir Meta do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë të PD te zona e sigurtë.

Burimet thonë se Sali Berisha do të jetë i pari ndërsa Ilir Meta i dyti që do të dërgohen në KQZ.

Pra, Ilir Meta me 11 maj do të zgjidhet deputet në parlament.

SHKARKO APP