Flamur Noka: Koha e horrave do të marrë fund më datë 25 prill! Rakip Suli para drejtësisë
“Erdhën ata të bashkisë, panë fasadën e shtëpisë që ishte lyer me blu dhe më thanë: na e jep votën ne që të të rregullojmë shtëpinë” – kështu e nis bisedën me Hamid Skala, banues në Zall – Mner me Flamur Nokën.
Shtëpia e familjes Skala është dëmtuar shumë nga tërmeti i vitit 2019, por bashkia është kujtuar për ta, vetëm kur u ka kërkuar votën. Kryefamiljari merr një pension invaliditeti prej 6 mijë lekësh, ndërkohë qe vetëm ilaçet që duhet të marrë kushtojnë 10 mijë lekë. “Nëse nuk na jep votën, shtëpia nuk do të të rregullohet, sepse edhe pas datës 25 prill ne do të vazhdojmë të jemi në pushtet, më thanë përfaqësuesit e bashkisë së Rakip Sulit”, vijoi z.Skala
Nga ana e tij, kandidati i PD-së për deputet Flamur Noka e cilësoi si të papranueshme situatën. “Ky është një realitet i papranueshëm. Nuk mundet që kryetari i Bashkisë së Kamzës që e ka për detyrë të të shërbejë dhe t’u gjendet pranë të gjithë qytetarëve, të vijë dhe të bëjë diferencim. Pak metra më tutje një tjetër shtëpi është ndërtuar, sepse mbështesin Rilindjen, ndërkohë që z.Skala i bëjnë presion për votën. Kjo është fytyra e Rilindjes. Ndaj, më 25 prill duhet ta ndryshojmë këtë situatë. Ky diskriminim, kjo pararazi, kjo dhunë dhe ky terror ndaj qytetarëve duhet të marrë fund”, u shpreh Noka.
Drejtuesi politik, denoncoi edhe një krim elektoral të Rilindjes, duke deklaruar se në Kamëz janë përfshirë në listën e rindërtimit 2500 familje, shtëpi që nuk kanë pësuar asnjë dëmtim nga tërmeti. Kjo bëhet për të shpërblyer mbështetësit e Rilindjes, ose si një tentativë për ta blerë votën.
“Koha e horrave do të marrë fund më datë 25 prill” – e siguroi qytetarin kandidati demokrat [ër deputet në Qarkun e Tiranës, Flamur Noka.