Flamur Noka: Në 4 dhjetor PD ka gati kandidatët, më herët 3 bashkitë e mëdha

Në një kohë që grupet në selinë blu po shkojnë drejt bashkimit, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka thotë se partia do të ketë më shumë se 5 muaj para zgjedhjeve lokale, kandidatët e saj.

“Më 4 dhjetor shqiptarët do të kenë publike të gjithë personalitetet e Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare që do t’iu japin shpresën e fitores në zgjedhjet e ardhshme vendore”, tha Noka për ABC.

Përpara 4 dhjetorit, PD-ja synon të ketë kandidat në tre bashkitë e mëdha. ”Do të bëjmë gjitha përpjekjet që Tirana, Durrësi dhe Elbasani, të mund të ecin më shpejt për të përfunduar këtë proces”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?