Flamur Noka: Nuk tërhiqemi nga protestat dhe mosbindja civile

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, deklaroi se opozita nuk do të tërhiqet nga protestat dhe mosbindja civile edhe pse policia nuk ka marrë asnjë masë dhe nuk i ka lejuar që të ndërtojnë një skenë ku do të flasin protestuesit para Gjykatës së Lartë.

Duhet të pyesni Rilindjen, bandën në pushtet. Kemi marrë leje, por nuk është marrë asnjë masë. Nuk na lënë të ndërtojmë skenën. Ne jemi në protestë, në mosbindje civile. Ta harrojnë se do të tërhiqemi. Përditë do të jemi në protestë. S’ka as Edi Ramë apo bandë në pushtet që të na ndalojë. Të bëjnë ç’të duan”, tha Noka.

SHKARKO APP