Flamur Noka pas deklaratës së Çuçit: Nëse na bllokojnë do kalojmë si Selam Musai mbi telat e fashizmit!

Sot ministri i brendshëm Bledi Çuçi u shpreh se nuk do të lejohet asnjë protestë brenda zonës së sigurisë apo siç e quajti “zonë e kuqe”.

Ndërkohë Flamur Noka, numri dy në PD, tha se nëse na bllokojnë me polici do të kalojmë si Selam Musai mbi telat e fashizmit! Me tej deputeti Noka shtoi se do jenë me dhjetra mijëra protestues me 6 dhjetor dhe nuk na ndalon njeri. Ne do të përshendesim Samitin dhe kryeministrat europianë, por do tju tregojmë atyre se qeverisemi nga një mafioz që është i drejtuar nga bandat dhe mbetet rrezik edhe për Europën.

Mësohet se do të ketë tre breza me kordone policësh me datë 6 dhjetor. Zyrtarisht është thënë se do jenë 1500 efektivë policie në sigurinë e Samitit, por brenda policisë flitet se janë 7 mijë efektivë policie, duke mos llogaritur se do të jenë edhe forca të ushtrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?