Flamur Noka sfidë numrit dy të PD-së për firmat: Lë mandatin nëse gjen një gabim

Partia Demokratike nuk i njeh 4200 firmat që Sali Berisha ka mbledhur nga anëtarët për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor. Deputeti Flamur Noka i pozicionuar krah Berishës, thotë se selia blu nuk ka sot një zyrë protokolli, ndaj 4200 firmat u dorëzuan te Këshilli Kombëtar i PD. Noka sfidon Gazment Bardhin lidhur me vlefshmërinë e firmave, pasi thotë se nëse një nga 272 delegatët e Elbasanit që ka plotësuar formularin nuk është i saktë, atëherë ai do të dorëzojë mandatin e deputetit.

”Kontrolloni te Tatimet në rast se në selinë e PD gjeni një njeri që paguhet si shef protokolli, apo protokollist, atëherë po ia çojmë. Gjithmonë ka patur protokoll në atë parti. Sot nuk ka asnjë punonjës që merret me protokollin. Çdo dokument shkon ose te punonjësi i sportelit ose te sekretarja e kryetarit.

Ne e çuam te Këshilli Kombëtar si i vetmi organ legjitim dhe i konstituuar pas Kuvendit Kombëtar. Nuk ishte detyrim, por thjesht për transparencë që t’u themi të gjithëve që kush dëshiron mund të shkojë dhe ti verifikojë.

Ndaj i them z.Bardhit shko dhe verifikoi një për një 272 firmat e delegatëve të Elbasanit. Në rast se një nuk të rezulton korrekte apo rezulton ashtu siç ke thënë ti, atëherë Flamur Noka që sot jep dorëheqjen nga mandati i deputetit, nga politika dhe nga çdo aksion e nismë politike”,-tha në ”Syri.net”.

SHKARKO APP