Flamur Noka: Socialistët e lëshojnë njëri-tjetrin, e çojnë në burg

Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka paralajmëruar se do të padisë punonjësit e Gardës, pasi nuk i kanë lejuar të zbatojnë skenarin e tyre opozitar në sallën e Kuvendit.

Ai tha se Garda po përdoret me urdhra telefoni, ndërsa theksoi se socialistët nuk e kanë problem që të lëshojnë njëri-tjetrin, madje ta çojnë edhe në burg.

Do të shkosh për ndjekje penale ti dhe shefi yt. Po përdoreni me urdhra telefoni. Këta edhe njëri-tjetrin e lëshojnë. E shesin, e çojnë në burg. Për fëmijët e tu do të përgjigjesh ti, dhe ata të tjerët”, tha Noka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?