Flamur Noka tallet me makinat e Tahirit
Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, në kohë reale ka reaguar pas prezantimit nga ministri Tahiri të automjeteve elektrike në shërbim të Policisë së Shtetit. Me anë të një deklarate të shpërndarë për mediat, Noka thotë se këto makina duken si lodër përballë krimit dhe vërshimit të drogës.
“Makinat elektrike mund të jenë një lodër e re për një englendisje të çunave, por dikush t’i kontrollojë për kasetofona, se Saje qorri nuk harron zanatin e vjetër, ka dorë.
Ato mund të jenë një lodër për një ministër pervers, po nuk mjaftojnë për të kapur Balilin që e kërkon gjysma e policisë së botës, por e mbron Rama me Tahirin.
Nuk mjaftojnë as për të kapur Audin e Saimir Bashkim Tahirit që e përdorin Habilajt në Vlorë sa herë kërkojnë t’i nderojë policia.
Unë e kuptoj dëshpërimin e Tahirit të Ramës. Prokuroria dhe policia italiane e kanë dëmtuar rëndë sot. I kanë kapur 11 ton drogë. I ngeli 30 përqindëshi i kësaj sasie pa marrë. Do mundohet të kapë ndonjë tender uniformash për ta kompensuar. S’ka ç’bën”.
KOHA JONË SONDAZH

