Flamur Noka: Të gjakosur e të shtrirë përtokë, protestuesit u goditën nga mercenarët e Lul Bravës
Flamur Noka deputet i PD, dhe anëtar i Komisionin e Rithemelimit të PD, në emisionin “Open”, mbante në duar fotografitë e protestuesve të plagosur, disa prej të cilëve ishin të gjakosur e të tjerë të shtrirë në tokë. Sipas tij, u goditën nga mercenarët e Bashës.
”Nëse shtëpia jote është kthyer në bunker, do e gjesh si të hysh. Demokratëve nuk ua ndalon kush derën. Është vetëm kjo seli që është kthyer në bunker. E konceptoje më parë që në seli të ndalohej hyrja e demokratëve? Ke parë ndonjë godinë të blindohet në këtë mënyrë? Shtëpia e lirisë ishte kthyer në burg dhe bunkeri i blinduar si dikur Hitleri.
Ka një gjë që nuk e konteston dot askush. Dhunë nuk kishte në asnjë moment. Ishin dhjetëra makina, patë një xham të thyer apo gomë të shpuar? Keni ndonjë informacion se ndokush nga ata deputetë që ishin aty apo lloj lloj mercenarësh që kishte futur pengu Basha, të ishte plagosur? Asnjë. Të plagosur ke vetëm protestues demokratë.
Shihni fotografitë. Është kryetar grupseksioni, nuk e ka goditur policia por mercenarët e Lul Bravës. Keni parë deputet kështu? Nuk është konfrontim ky”.