Flamuri serb në hartën e Kosovës, Bushati: Mos u çudisni, për sa kohë zëdhënësit mediatikë në Tiranë mburreshin me projektin e copëtimit

Ish-kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, i cili u përjashtua përdhunshëm nga radhët e Partisë Socialiste në garën parlamentare të 25 prillit, ka denoncuar flamurin serb të vendosur nga Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç mbi hartën e Kosovës.

Përmes rrjeteve sociale, Bushati, thotë se nuk duhet të çuditemi nga kjo sjellje e kreut të shtetit serb për sa kohë hapësira jonë mediatike strehon zëdhënësit që demonstronin me mburrje ‘risitë’ e projektit të copëtimit të Kosovës.

Dhe me këtë reagim, Bushati duket se shigjeton analistin dhe këshilltarin e kryeministrit Edi Rama, Baton haxhiu, i përfolur nga përfaqësues të politikës shqiptare dhe asaj kosovare si njeriu që u përfshi në debatin e rishikimit të territorit të Kosovës.

“Mos u çudisni me flamurin serb të vendosur nga Presidenti i Serbisë mbi hartën e Kosovës, për sa kohë hapësira jonë mediatike strehon zëdhënësit që demonstronin me mburrje ‘risitë’ e projektit të copëtimit të Kosovës!”, shprehet ish-ministri Ditmir Bushati.

Mos u çudisni me flamurin serb të vendosur nga Presidenti i Serbisë mbi hartën e Kosovës, përsa kohë hapësira jonë…

Pubblicato da Ditmir Bushati su Venerdì 19 marzo 2021

SHKARKO APP