Fleckenstein: PE dënon dhunën e opozitës

 

Parlamenti Europian dënoi dhunën e përdorur nga opozita ditën e djeshme në Tiranë gjatë një protestë antiqeveritare.

PE ka bërë thirrje për respektimin e parimeve dhe vlerave demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zv/Presidenti për Punët e Jashtme dhe Zgjerimin Knut Fleckenstein tha se “sjellja e opozitës është e dënueshme dhe shkel parimet bazë të demokracisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Disa javë më parë, kur vizitova Tiranën, isha deri diku optimist që forcat politike në Shqipëri do të arrinin një mirëkuptim mes tyre që do të lejonte përshpejtimin e procesit integrues për në Europë.

Pas pamjeve të dhunshme të protestës së djeshme, që fatkeqësisht mbështetej nga liderët e opozitës, jam i detyruar të bëj thirrje për një sjellje më të përgjegjshme nga ana e opozitës.

Sipas informacioneve që mora, ligji i dekriminalizimit ishte pranë zbatimit, ndaj e kam të vështirë të kuptoj këtë sjellje të opozitës.

Edhe në rastet kur protesta është e legjitimuar, organizatorët duhet të përpiqen të shmangin dhunën.

Në dënojmë fuqimisht dhunën e treguar nga opozita dhe bëjmë thirrje për një sjellje normale politike, në linjë me standartet europiane dhe interesit të gjithë vendit”, thuhet në deklaratën e Fleckenstein

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?