Flet Gruevski: U zgjidh kriza politike në Maqedoni
Zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoni do të mbahen më 24 prill të vitit të ardhshëm. Njëqind ditë para zgjedhjeve, VMRO-DPMNE do të nominojë kryeministër të përkohshëm, që do të jetë zgjidhje sistemore edhe për të gjitha zgjedhjet e ardhshme. LSDM kthehet në Parlament më 1 shtator dhe do të propozojë ministër teknik të Punëve të Brendshme, ndërkaq do të zgjidhet edhe prokuror i ri publik.
Kryeministri Nikolla Gruevski, duke e prezantuar marrëveshjen e arritur në takimin disaorësh të liderëve partiak me ndërmjetësim të eurokomisarit për zgjerim Johanes Han deklaroi se kriza politike në Maqedoni është zgjidhur, negociatat përfunduan me sukses me marrëveshje për zgjedhje dhe se ai është i kënaqur me marrëveshjen e arritur.
“Kriza politike në Maqedoni është zgjidhur, perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë mbeten të hapura, ndërsa ekonomia lirohet nga prangat e imponuara nga kriza politike dhe do të vazhdojë të rritet, që do të thotë vende të reja të punës dhe investime të reja”, tha Gruevski, duke i falënderuar të gjithë të cilët ndihmuan në tërë procesin, para së gjithash përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së, tre eurodeputet dhe posaçërisht komisarin Han.
Kryeministri Gruevski sqaroi se në pajtim me marrëveshjen e arritur, si zgjidhje sistemore, prej tani e për të gjitha zgjedhjet e ardhshme parlamentare, 100 ditë para të gjitha zgjedhjve parlamentare Qeveria do të tërhiqet dhe do të formoht Qeveri për mbajtjen e zgjedhjeve. Në rastin tonë, theksoi, kjo do të thotë se VMRO-DPMNE do të nominojë kryeministër të përkohshëm për periudhë prej 100 ditëve, duke filluar prej 15 janarit të vitit 2016 deri në zgjedhje të cilat do të mbahen më 24 prill të vitit 2016.
“Në mënyrë që dikush të mos mund të ketë alibi dhe arsyetime për rezultate nga zgjedhjet, u dakorduam, që duke filluar prej 20 tetorit e deri në zgjedhjet, LSDM, në konsultim paraprak me VMRO-DPMNE dhe BDI të japë propozim për ministër teknik të Punëve të Brendshme që do të thotë personalitet i cili në asnjë mënyrë nuk lidhet me asnjë parti politike”, deklaroi Gruevski.
Prej 20 tetorit, siç tha, është hapur mundësia që LSDM të propozojë ministër të Punës dhe Politikës Sociale. Njëkohësisht edhe në dy minsitritë VMRO-DPMNE do të emërojë zëvendës të vet me të drejtë mbikëqyrjeje dhe vetoje për të gjitha çështjet e lidhura me zgjedhjet. Zëvendës-minsitra të tillë do të nominohen nga ana e LSDM-së në ministritë e Financave, Bujqësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Të gjithë ministrat e tjerë të tanishëm të VMRODPMNEsë, theksoi Gruevski, do të mbeten në Qeveri deri në ditën e zgjedhjeve.
“Që të mos kenë arsyetime dhe të rritet besimi në një atmosferë skajshmërisht të politizuar, u dakordua që deri më 15 shtator të këtij viti të zgjidhet prokuror i ri publik, i cili do t’i zhvillojë hetimet rreth komunikimeve të përgjuara, i cili suhet të zgjidhet në pajtim me të gjitha katër partitë politike”, tha Gruevski. Sipas Gruevskit, LSDM gjatë periudhës së kaluar dhe gjatë ditës së djeshme kanë bërë përpjekje maksimale që të mos ketë sukses marrëveshja e 2 qershorit dhe të mos ketë zgjedhje në prill. “Udhërrëfyes në bisedimet e sotme ishte Maqedonia dhe populli i saj. Maqedonia na njeh mirë edhe ne edhe ata dhe do të zgjedhë me maturi dhe në pajtim me parimet dhe vlerat në të cilat besojmë. Jam i sigurt se më 24 prill populli më masovikisht deri më tani do të na e japë mbështetjen”, theksoi kryeminsitri Gruevski.