Flet Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro për ngjarjen e Potamit

Në një postim në Twitter ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro thotë se ngjarja është e rëndë duke bërë përgjegjës personin që kreu krimin.

“Tejet e rëndë dhimbja për ngjarjen e kobshme në bregdetin e Himarës, ku një engjëll nuk është më mes nesh për shkak të marrëzisë së një njeriu që theu çdo ligj, çdo rregull e çdo normë me pasoja tragjikisht të pakthyeshme!

Me vetëdijen se nuk ka fjalë të shërbejë sado pak si ngushëllim për prindërit, familjen për gjëmën që pësuan, kërkesa shkon për Drejtësinë që të bëjë punën e saj, pa asnjë kompromis, me dënim maksimal ndaj kujtdo që thyen ligjet e përbashkëta dhe rregullat dhe rrezikon të shkaktojë humbje jete, në tokë a në ujë qoftë!

Kërkesa shkon edhe për Policinë e Shtetit po ashtu, për çdo punonjës të saj në territor, që të jetë në lartësinë vigjiluese dhe ndëshkuese që uniforma i imponon për kryerjen e detyrës. Jonada e vogël u prehsh ne paqe”– përfundon ministrja.

Duhet thënë se Kumbaro është një nga ministret me më shumë integritet dhe profesionalizëm në kabinetin Rama.

SHKARKO APP