Rama flet për pandeminë, por mendja i mbetet te Aleanca për Teatrin
Kryeministri Rama ka folur këtë të mërkurë për pandeminë. Por nuk ka mundur të hesht ndaj Aleancës për Teatrin, duke e akuzuar atë se ka shtuar numrin e rastëve me korona virus!
Bile kryeministri ka shigjetuar Aleancën si një formacion politik që po krijohet, ndërkohë që kjo Aleancë ka rritur dozen e kërkesave. Ata kërkojnë se Edi Rama duhet të largohet ose në të kundërt ta rrëzojë populi me protesta.
Kryeministri tha shprehimisht: “Shfaqjet politike me turma pa asnjë lloj mase, por përkundrazi me karshillëk që flet për papërgjegjshmëri, dhe në rastin më të keq për dritëshkurtësi po vijojnë edhe përtej të 3-tave të karakatinës së Teatrit. Sa për të mbledhur firma për pseudoaktorët e Teatrit që janë në funksion të një partie të re, si dhe për bizneset që me demek nuk kanë marrë asnjë kacidhe, po luhet me shëndetin e popullit”.
KOHA JONË SONDAZH

