Fleta e votimit/ Celibashi tregon rastet kur vota quhet e vlefshme: Mund të votohet veç kandidati ose partia

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një konferencë me gazetarët këtë të hënë, ka treguar se kur një votë quhet e vlefshme. Po ashtu ai ka treguar edhe se kur një votë quhet e vlefshme.

”Është e qartë që nuk do të jenë emrat, por numrat në këtë fletë votimi tregojnë kandidatët të renditur sipas asaj që ka sjellë partia. Votuesit duhet të kenë të qartë numrin e kandidatit apo të partisë politike. Veç kësaj, në çdo qendër votimi do të vendosim postera të mëdhenj që tregojnë se çfarë numri ka secili kandidat dhe secila parti, do të ketë edhe fletëpalosje në çdo dhomë të fshehtësisë, nëse do të konfuzohet ta konsultojë edhe një herë informacionin me fletëpalosjen. Një votues mund të zgjedhë partinë ose koalicionin dhe vetëm një kandidat të partisë ose koalicionit, nuk mund të zgjedhë një parti apo një koalicion dhe kandidatin e një partie apo koalicioni tjetër. Votuesi mund të zgjedhë vetëm partinë ose koalicioni, por nëse do të zgjedhë kandidatin, edhe kjo është e vlefshme. E vlefshme është edhe nëse zgjedh vetëm një kandidat edhe pse nuk e ke zgjedhur partinë ose koalicionit. Nuk mund të zgjedhës 2 kandidatë apo 2 parti”, tha Celibashi.

Nga ana tjetër, i pyetur në lidhje me vonesat e fletëve të votimit, tha se që herët në mëngjes është kontaktuar kompania sllovene dhe fletët e votimit do të vijnë brenda afateve të caktuara.

”Ne kemi komunikuar që herët në mëngjes me përfaqësuesit e kompanisë sllovene dhe kemi marrë konfirmimin sikurse është fleta e votimit tani, ata mund t’i qëndrojnë afateve që ne kemi kërkuar për printimin dhe për t’i sjellë këtu në KQZ. Kështu që nuk kemi asnjë lloj problemi me sjelljen e fletëve votimi. Do të jetë e njëjtë në të gjitha qarqet. Nëse do të kishim edhe një vonesë më shumë në lidhje me kohën se kur do të kishim versionin përfundimtar të fletës së votimit, do të paguanin më shumë për transportin duke qenë se mund të ishim në kushte të emergjencës. Kemi tashmë gjithë mirëkuptimin e kompanisë sllovene. Informacionin duhet t’ua kishim dhënë që në 26 mars. Ata me të njëjtat financa do të përmbushin punën e tyre për t’i printuar dhe për të kryer transportin”,- nënvizoi më tej Celibashi.

SHKARKO APP