Fl@kë Parlamentit si në Rumani? Çfarë mesazhi ka Edi Paloka
Parlamenti në Rumani sot u përfshi nga flakët. Një qytetar ka ndezur një zjarr në një paradhomë ku kalohet për te një sallë dedikuar për vizitorët. Ky akt duket se ka “frymëzuar” edhe opozitën shqiptare. Edi Paloka ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook lajmin, duke nënkuptuar se mbase kjo gjë duhet të ndodhë dhe në vendin tonë. PD është në opozitë prej 11 vitesh, dhe në zgjedhjet parlamentare të 2025 demokratët nuk do të shkojnë të vetëm, por të ndarë në disa parti.