Floida Kërpaçi: Arsim cilësor për të rinjtë dhe garantim i tregut të punës  

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, ka zhvilluar një ditën e sotme një takim me të rinjtë në kryeqytet. Kryetarja e LSI shprehet se më këtë qeveri të rinjtë vijojnë të shohin emigrimin si shpëtimin e vetëm për të ardhmen e tyre.

Kërpaçi shton se arsimi profesional i premtuar nga kjo qeveri mbeti vetëm propagandë dhe nuk u zbatua kurrë.

“Çdo ditë në takime me të rinj për RININË. Pas takimit me banorët e Kombinatit, takova të rinj që ndjekin arsimin profesional dhe diskutova me ta shqetësimin që kanë për të ardhmen!

Po më tregonin sesi shokët e tyre kishin braktisur shkollën për të emigruar dhe sesi ata vetë nuk donin të qëndronin në Shqipëri! Arsimi profesional vetëm një retorikë boshe e rilindjes, se realisht nuk mbështet dhe mirëorienton brezat e të rinjve! Jemi të fokusuar për arsim cilësor që lidhet me tregun e punës!”,- shkruan Folida Kërpaçi.

Çdo ditë në takime me të rinj🗣#përRININË🇦🇱
Pas takimit me banorët e Kombinatit, takova të rinj që ndjekin arsimin…

Posted by Floida Kërpaçi on Wednesday, November 4, 2020

SHKARKO APP