Floida Kërpaçi: Çdo largim nga LSI është pastrim, Rama në fundin e tij
Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Floida Kërpaçi në një intervistë në Report Tv ka deklaruar se gjobat që janë vënë ndaj kryetares së LSI Monika Kryemadhi dhe deputetit Endrit Braimllari për shkelje të masave anti COVID gjatë takimeve elektorale, do të ankimohen. Kjo me arsyetimin se sipas saj janë vënë padrejtësisht.
“Ne ishim në lokal atje dhe në lokal nuk lejohet të mbash maskën në ambiente të brendshme. Ka shumë vendime gjtë pandemisë që ka një keqmenaxhim të pandemisë. Në këtë situatë ku jemi është dhe vaksinimi. Po diskutohet është diskutuar për të gjitha veprimet e mëtejshme për gjobat. Për ne këto skanë asnjëlloj gjëje. Këto bëhen kur ndjejnë frikën dhe presion dhe do humbasin. Për ne është e rëndësishme sepse dhe meidia e humb vëmendjen. Çdo makinacion që përdorin jo u vendos gjobë, jo kjo kurse qytetari shkon në shtëpi dhe mendon se çdo bëjë këtë muaj ku do e marrë gjobën”, tha ajo.
Lidhur me thirrjen e Ramës ndaj partive politike që të ulen së bashku për të gjetur një formulë se si do të zhvillohet fushata elektorale në pandemi, Kërpaçi tha se s’është në dijeni të kësaj lëvizjeje por sipas saj këtë e ka bërë sepse është drejt fundit.
“S’jam në dijeni të kësaj lëvizje, ai bën gjithmonë lëvizje të padëshiruara se është në fundin më të tmerrshëm të tij. E ka bëtë të pamundur të jetosh në Shqipëri. Besoj që për të gjithë të rinjtë dhe të rejat e vetmja gjë që sot kërkojnë qytetarët është të largohet ky model keqbërës”, tha ajo.
Për Floida Kërpaçin çdo largim nga LSI është pastrim për partinë.
“Çdo largim për lsi është pastrim, ashtu siç ikin vijnë njerëz të rinj. Sështë e rëndësishme se kush vjen dhe kush ikën, çdo njeri është i zëvendësueshëm. Kryemadhi ka thënë se lsi do ketë logon e saj në zgjedhje. Një pjesë e kandidatëve janë bërë publikë në takime që kryetarja e lsi ka pasur. Ka afrime të njerëzve me integritet, padiskutim që kemi dhe pak kohë deri në shpalljen përfundimtare të listave. Rezultati i lsi do jeë i jashtëzakonshëm, qytetarët e dinë se të votosh lsi do të thotë mbështetje. Ne presim 100 mandate, këtë vizion e shohim në terren. Socialistët e zhgënjyer vijnë na takojnë janë të lodhur”, shtoi ajo.
Ndërsa akuzat e kryeministri Edi Rama për presidentin Ilir Meta, për takime të fshehta natën dhe pa protokoll, ajo i quan akuza të bëra nga paniku, pasi sipas saj Ramës po i vjen fundi.
“Rama s’ka alternativë, s’ka ç’thotë tjetër. Flet për presidentin shkon e rrit taksat, prandaj them se ky model i rilindjes që nuk përfaqëson asgjë as një program për qytetarët duhet të zhbëhet që Shqipëria të çlirohet. Kemi përballë një kryeministër që bën shoë propagandë dhe hedh akuza lart e poshtë fut njerëz në burg, veprime kuturu, sepse është në një ankth sepse e ndjen fundin. Durrësi Korça Elbasani, Tirana do kenë rezultate surprizë”, deklaroi ish-ligjvënësja e LSI-së, Floida Kërpaçi.