Floida Kërpaçi i kthehet ashpër Ramës: I çmenduri i Shqipërisë përdor sulmet ndaj opozitës për t’u hedhur hi syve shqiptarëve nga PPP-të dhe tenderat korruptivë

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi ka replikuar ashpër me kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në facebook, Kërpaçi shkruan “Krye i çmenduri i Shqipërisë në vend që të flasë për shtimin e testimeve, për masat për të mbrojtur mjekët, për dizifektimin e shkollave, për të sëmurët në shtëpi merret me opozitën.”

Më tej, Kërpaçi shton se Rama i përdor sulmet ndaj opozitës për t’u hedhur hi syve shqiptarëve nga PPP-të dhe tenderat korruptivë.

Postimi i plotë i Kërpaçit në Facebook:

Krye i çmenduri i Shqipërisë në vend që të flasë për shtimin e testimeve, për masat për të mbrojtur mjekët, për dizifektimin e shkollave, për të sëmurët në shtëpi merret me opozitën.
I mbaruari, duhet të flasë për tenderat sekretë dhe plehrat që kërkon të mbushë Shqipërinë e të mos përdorë sulmet ndaj opozitës për t’u hedhur hi syve shqiptarëve nga PPP-të dhe tenderat korruptivë.
Megjithatë rri i qetë, në 25 prill do të marrësh përgjigjen nga “Mona Maradona” dhe të gjithë të rinjtë e Shqipërisë.

SHKARKO APP