Floida Kërpaçi i përgjigjet Erion Veliajt: Mos guxo të zësh me gojë të rinjtë e LSI
Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar për sulmet që kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri ndaj të rinjve të kësaj forcë politike.
Në një reagim në rrjetet sociale, Kërpaçi shprehet se Veliaj është simboli i mbijetesës falë servilizimit në politikë.
“Erion Veliaj, mos i ngatërro të rinjtë e LSI me farën tënde dhe të ndonjë tjetri! Mos guxo të zësh me gojë të rinjtë e LSI por dhe të të gjithë Shqipërisë që t’i i quan zdromsa. Nëse ka një qylaxhi dhe zdroms në politikën shqiptare ti je ai, Erion Veliaj. Ti je kryeqylaxhiu që për ca para qyl vrave Ardit Gjokljan! Ti që për ca para qyl, shkatërrove lulishtet, parqet dhe shkollat.
Ti hyre qyl në Partinë Socialiste, pasi i shërbeve Edi Ramës për të rrëzuar PS nga pushteti. Ti që duke iu lëpirë dhe servilosur Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit profesioni jot i preferuar, more një mandat qyl në Tiranë me votat e LSI. Sot po i lëpihesh Edi Ramës, për të marrë qyl Partinë Socialiste! Je në hall të madh pasi ‘skrapi’ i Partisë tënde Taulant Balla është një hap para teje dhe ja ka marrë kalanë nga brenda Edi Ramës”,- shkruan Kërçpaçi në reagimin e saj në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

