Floida Kërpaçi: LSI është parti e të rinjve
Floida Kërpaçi, kryetare e LRI-së, e ftuar në ‘PolitiKon’ nga Alfred Lela në ‘RTV Ora’, u shpreh se LSI është parti e të rinjve se është themeluar duke u mbështetur te të rinj dhe për të krijuar një brez e model të ri politik.
Floida Kërpaçi:
LSI është parti e të rinjve se është themeluar duke u mbështetur te të rinj dhe për të krijuar një brez e model të ri politik. Këtë e them edhe si pasojë të angazhimit tim politik qysh në moshë të re.
Çdo lëvizje testohet nga vota e qytetarëve. Në raport me LSI-në dhe modelin e të rinjve, dua të them se kanë qenë në mbështetje të kauzave. Përmes votave të qytetarëve ne jemi konsideruar një forcë e besueshme dhe një forcë që i mban premtimet. Ne kemi një rezultat rritës për këtë.