Floida Kërpaçi: Premtimet e Rilindjes për rindërtimin, të njëjtat mashtrime si premtimet për 300 mijë vende pune e shëndetësi falas

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, thotë se çdo premtim i Rilindjes është mashtrim dhe propagandë që ka sjellë vetëm varfëri, papunësi dhe emigrim masiv.

Në një postim në Facebook, Kërpaçi shkruan se “në çdo shtëpi, biznes dhe me çdo qytetar që flas e takoj e ndjej nevojën dhe padurimin që kanë për datën 25 prill, si një domosdoshmëri urgjente për ndryshimin e madh që ka nevojë vendi“.

Postimi i plotë në Facebook: 

Dy figurat kryesore që mbulojnë sektorin e mashtrimeve të Rilindjes, kryeministri dhe kryebashkiaku i Tiranës, u panë sot duke folur për rindërtimin.
Premtimet e Rilindjes për rindërtimin, të njëjtat mashtrime si premtimet elektorale për 300.000 vende pune, shëndetësi falas dhe taksa të ulëta.
Çdo gjë që këta thonë është mashtrim dhe çdo gjë që bëjnë është propagandë që ka sjellë varfëri, papunësi dhe emigrim masiv!
Për banorët e Kombinatit, qëndrimi ynë është i qartë, rindërtimi duhet të bëhet në KOMBINAT❗
Në çdo shtëpi, biznes dhe me çdo qytetar që flas e takoj e ndjej nevojën dhe padurimin që kanë për datën 25 prill, si një domosdoshmëri urgjente për ndryshimin e madh që ka nevojë vendi🇦🇱
Të gjithë bashkë do t’ia dalim ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë

Dy figurat kryesore që mbulojnë sektorin e mashtrimeve të Rilindjes, kryeministri dhe kryebashkiaku i Tiranës, u panë…

Posted by Floida Kërpaçi on Saturday, February 13, 2021

SHKARKO APP